Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit për heqjen e prostatës

Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit për heqjen e prostatës

Bota December 29, 2024 - 08:15

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, ka njoftuar zyra e tij.

Bëhet e ditur se 75-vjeçari iu nënshtrua një ekzaminimi në spitalin Hadassah në Jerusalem, ku mjekët zbuluan një infeksion në traktin urinar të tij si rezultat i një zmadhimi beninj të prostatës.

Tani Netanyahu pritet të shkojë në spital të dielën për t’iu nënshtruar operacionit për heqjen e saj, shkruan skynews.

“Për rrjedhojë, kryeministri nesër do t’i nënshtrohet një procedure për heqjen e prostatës. Detajet e plota do të jepen më vonë”, deklaroi zyra e tij.

Që nga zbulimi, ai ka marrë antibiotikë, të cilët raportohet se trajtuan me sukses infeksionin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!