Euronews dhe Reuters: Rusia e rrëzoi aeroplanin në Kazakistan
Agjencia e lajmeve reuters raporton se fluturimi i Azerbaijan Airlines, i cili dje u rrëzua në Kazakistan, është goditur nga një sistem mbrojtjeje ajrore rus.
Raporti citon katër burime të paidentifikuara në Azerbajxhan.
Më herët raportuam se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një hetim është në proces dhe është e gabuar të spekulohet para se të dalin përfundimet, shkruan reuters.
Pothuajse 40 persona humbën jetën në aksidentin që ndodhi pranë qytetit Aktau.
Euronews raportoi këtë pasdite se burime të qeverisë së Azerbajxhanit konfirmuan se një raketë u lëshua gjatë aktiviteteve të dronëve mbi Grozny, drejt të cilit ishte duke fluturuar aeroplani.
Euronews tha se copëza të raketës goditën aeroplanin kur ajo shpërtheu pranë tij në mes të fluturimit.
Fluturimi ishte devijuar nga një zonë e Rusisë, të cilën Moska e ka mbrojtur kohët e fundit nga sulmet ukrainase. /Telegrafi/