Gruaja e Assadit diagnostifikohet me leukemi – mjekët e izolojnë nga familja
Foto: AFP

Gruaja e Assadit diagnostifikohet me leukemi – mjekët e izolojnë nga familja

Bota December 26, 2024 - 08:09

Bashkëshortja e presidentit sirian është në gjendje të rëndë shëndetësore, duke qenë se është diagnostikuar me leukemi dhe për këtë arsye është e izoluar nga familja.

Sipas mediave britanike, gruaja e ish-presidentit sirian, Bashar al-Assad, Asma është e sëmurë nga leukemia.

Mjekët rusë e izoluan nga familja e saj, duke i dhënë asaj mundësi mbijetese 50/50, shkruan The Telegraph.

Gruaja e Bashar al-Assad mbahet larg nga të tjerët për të parandaluar infeksionin dhe nuk mund të jetë në të njëjtën dhomë me askënd tjetër. Babai i saj, Fawaz Akhras, po kujdesej për vajzën e tij në Moskë.

Duhet theksuar gjithashtu se presidenca e Sirisë në muajin maj të këtij viti njoftoi se Zonja e Parë e atëhershme ishte diagnostikuar me leukemi mieloide akute, pra një kancer agresiv i palcës së eshtrave dhe gjakut.

Asma al-Assad gjithashtu ishte trajtuar më parë për kancerin e gjirit dhe në muajin gusht të vitit 2019, ajo njoftoi se ishte shëruar plotësisht nga sëmundja pas një viti trajtim. /telegrafi