38 të vdekur në aksidentin me aeroplan, thotë numri dy i qeverisë kazake

38 të vdekur në aksidentin me aeroplan, thotë numri dy i qeverisë kazake

Bota December 25, 2024 - 17:59

Tridhjetetetë është bilanci i fundit i viktimave të shkaktuar nga rrëzimi i aeroplanit të “Azerbaijan Airlines” (AZAL) në Kazakistan.

Kështu ka raportuar Tengrinews.kz duke cituar zëvendëskryeministrin kazak, Kanat Bozumbayev.

Sipas BBC-së, aviokompania tha se 62 pasagjerë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e “Embraer 190”, por raportet e tjera thonë se totali ishte 72. Numri i raportuar i të mbijetuarve varion nga 28 në 32.

Aeroplani ishte nisur nga Azerbajxhani për në Rusi. /Klankosova.tv