Ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëron sulm hibrid nga Rusia
Foto: Laura Hasani

Ministri gjerman i Mbrojtjes paralajmëron sulm hibrid nga Rusia

Bota December 23, 2024 - 12:07

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka thënë të dielën se Gjermania duhet të jetë e përgatitur për t’iu kundërvënë çdo sulmi hibrid nga Rusia, që përfshin fushata të mediave sociale të dizajnuara për të ndihmuar partitë e ekstremit të djathtë dhe populiste.

“Putini po angazhohet në sulme hibride dhe Gjermania është veçanërisht në fokus”, ka thënë Pistorius për gazetat Funke Mediengruppe në komentet e publikuara të dielën, shkruajnë mediat e huaja”, përcjell Telegrafi.

“Ai na njeh mirë,…”, shtoi ministri i Mbrojtjes, një socialdemokrat.

“Injorimi i këtij kërcënimi,… nuk do ta bëjë atë më të vogël, por më të madh”.

Ai theksoi se sulmet kanë të bëjnë me infrastrukturën e Gjermanisë, furnizimin me energji, aktivitetet në Detet e Veriut dhe Baltik, si dhe shkeljet e hapësirës ajrore. /abcnews