Mjeku saudit urrente Gjermaninë, paralajmërimi i autorit të sulmit: Nëse Gjermania do luftë, luftë do të ketë

Mjeku saudit urrente Gjermaninë, paralajmërimi i autorit të sulmit: Nëse Gjermania do luftë, luftë do të ketë

Bota December 21, 2024 - 16:06

Mjeku psikiatër 50-vjeçar që kreu sulmin terrorist në tregun e krishtlindjeve në qytetin Magdeburg të Gjermanisë duke përgjakur festën e Krishtlindjeve ishte një mjek psikiatër.

Autoritetet Gjermane nuk kanë zbuluar identitetin e tij, por sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare ai quhet Taleb Al Abdulmohsen.

I lindur në Arabinë Saudite në vitin 1974, mjeku tani më 50 vjeç kishte mbërritur në Gjermani në vititn 2006 duke kërkuar azil nën arsyetimin se ai kishte hequr dorë nga Islami dhe se kishte frikë për jetën e tij.

Që prej vitit 2016 ai gëzonte statusin e refugjatit politik dhe punonte si mjek psikiatër në një klinikë në Bernburg, një qytet me 32 mijë banorë rreth 50 kilometra në jug të Magdeburgut.

Në postimet e tij në rrjetet sociale ku kishte një foto kallashnikovi, 50-vjeçari shkruante se autoritetet Gjermane janë kundër refugjatëve Sauditë dhe kërcënonte se hakmarrja do të vinte së shpejti.

Taleb Al Abdulmohsen shkruante në rrjetet e tij sociale në gusht të këtij vitit se nëse Gjermania donte luftë, atëherë luftë do të kishte pasi sipas 50-vjeçarit Gjermania kishte kryer krime ndaj emigrantëve saudit.

Taleb Al Abdulmohsen shkruante se ishte mërzitur me autoritetet e Gjermanisë pasi po kërkonin të islamizojë Europën sipas tij.

50-vjeçari kishte shprehur edhe mbështetjen Alternativën për Gjermaninë, një parti e ekstremit të djathtë kjo në këtë vend. Xhihadistëve sirian iu japin azil, ndërsa azilantët që duan të shpëtojnë nga vendet myslimene vriten shkruante 50-vjeçari.

Në vitin 2019 Taleb Al Abdulmohseni ne nje prononcim per median Britanike BBC  tregonte sesi ndihmonte refugjatët kryesisht grate  nga vendet saudite që të merrnin Azil në Vendet Europiane.

Taleb Al Abdulmohsen ishte shprehur se vetem e gjithe bota myslimane pervec Omanit kishte leshuar nje urdher per kapjen dhe eleminimin e tij. /abcnews