SHBA: Vramë liderin e ISIS-it, sulmi në një zonë të kontrolluar më parë nga regjimi i Assad dhe forcat ruse
Bota
December 20, 2024 - 18:40
Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë se kanë vrarë në një sulm ajror dy operativë të ISIS-it, përfshirë udhëheqësin e ISIS-it, Abu Yousuf, sipas një deklarate zyrtare..
Sulmi është kryer në një zonë të kontrolluar më parë nga regjimi i Assad-it dhe forcat ruse.
Washingtoni ka rritur veprimin ushtarak kundër grupit ekstremist që nga rënia e qeverisë së Bashar al-Asadit duke goditur zonat, që ishin mbrojtur nga mbrojtja ajrore siriane dhe ruse përpara një ofensive rrufeje nga opozita që tani kontrollon vendin.