Zelensky: Ukraina do të jetë gati për diplomaci vitin e ardhshëm

Zelensky: Ukraina do të jetë gati për diplomaci vitin e ardhshëm

Bota December 19, 2024 - 15:23

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua në Bruksel me liderët e vendeve evropiane dhe tha se Ukraina do të bëjë gjithçka që vitin e ardhshëm të bëhet e fortë dhe se do të jetë e gatshme për diplomaci.

“Ne po bëjmë gjithçka për ta bërë Ukrainën të fortë, në mënyrë që askush të mos na imponojë asgjë dhe mendoj se do të kemi sukses në gjithçka”, tha Zelensky.

Siç thuhet në faqen zyrtare të Presidentit të Ukrainës, tema kryesore e takimit ishte se si të forcohet Ukraina dhe pozicioni i saj në front dhe në diplomaci.

Ata diskutuan gjithashtu forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës për të mbrojtur qytetet dhe infrastrukturën kritike.

“Ka gjëra të ndjeshme – dimri, energjia. Ne duhet t’i mbrojmë ato. Tani na duhen urgjentisht 19 sisteme të mbrojtjes kundërajrore për të mbrojtur stacionet e shpërndarjes,” vuri në dukje Zelenski.

Siç vlerësoi ai, pozita e fortë e Ukrainës është forcimi i ushtrisë dhe ekonomisë së saj.

“Për sa i përket ekonomisë, mendoj se partnerët kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm në lidhje me 50 miliardë, dhe ne kemi marrë gjithashtu 20 miliardë nga Shtetet e Bashkuara. Jemi të sigurt financiarisht për vitin e ardhshëm. Besoj se kjo forcon edhe Ukrainën”, shtoi ai./abcnews