Regjistrohen tri tërmete në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoni mbrëmë janë regjistruar tri tërmete.
Më e forta ka qenë tërmeti me magnitudë 3.2 në afërsi të Gjevgjelisë, sipas Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC). Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra nga Gjevgjelia dhe e kanë ndjerë edhe banorët e Dojranit.
Pak minuta më vonë, në të njëjtin rajon është ndjerë një tjetër tërmet me magnitudë 2.2 ballë të shkallës Rihter.
Dhjetë minuta më vonë një tërmet është ndjerë edhe në pjesën veriore të vendit, me fuqi 2.5 gradë dhe me epiqendër në pikën kufitare “Bllacë” në kufirin Maqedoni e Veriut-Kosovë. Tërmeti është ndjerë nga banorët e Shkupit me rrethinë.
ë#Earthquake (#ë) M2.8 occurred 4 km NW of #Skopje (Republic of North Macedonia) 3 min ago (local time 01:22:43). More info at:
— EMSC (@LastQuake) December 16, 2024
ëhttps://t.co/QMSpuj6Z2H
ëhttps://t.co/RzpoTcbjry
ëhttps://t.co/7iKcPgLkyP pic.twitter.com/c1QCKiDLSm