Olaf Scholz siguron refugjatët sirianë: Jeni të mirëpritur në Gjermani
Kancelari gjerman Olaf Scholz siguroi refugjatët sirianë që janë “integruar” se ata mbeten “të mirëpritur” në vend, pasi partitë konservatore dhe e djathta ekstreme kërkojnë riatdhesimin e tyre pas rënies së Bashar al-Assad.
“Ai që punon këtu, që është integruar, është i mirëpritur në Gjermani, kjo është e qartë,” tha kancelarja, duke vënë në dukje se “disa deklarata, ditët e fundit” kishin shkaktuar shqetësim tek sirianët.
Rreth 1 milion sirianë jetojnë sot në Gjermani. Shumica ikën atje pas shpërthimit të luftës civile në vitin 2011 dhe veçanërisht gjatë krizës së migracionit të vitit 2015. Disa kanë marrë nënshtetësinë gjermane, por pjesa tjetër janë të pambrojtur nëse fillon një proces deportimi.
Të hënën, Gjermania dhe vende të tjera të BE-së si Austria dhe Suedia njoftuan se po pezullonin vendimet për kërkesat për azil sirian, një ditë pasi Bashar al-Assad u rrëzua. Tashmë të dielën, kandidatja për kancelare e Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) Alice Weidel kishte shkruar në Platformën X: “Nuk pranojmë më askënd!”./abcnews