Kryeministri i Katarit: Marrëveshja për armëpushim në Gaza, e mundur para inaugurimit të Trumpit

Kryeministri i Katarit: Marrëveshja për armëpushim në Gaza, e mundur para inaugurimit të Trumpit

Bota December 07, 2024 - 16:03

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani thotë se një marrëveshje për Gazën mund të arrihet përpara inaugurimit të Donald Trump si president i SHBA-ve.

Duke folur në forumin vjetor në Doha, Al Thani tha se dy çështjet kryesore ishin nëse ekzistonte gatishmëria për të pasur një shkëmbim pengjesh të burgosurish dhe dëshira për t’i dhënë fund luftës.

Ai tha se Katari ishte tërhequr nga roli i tij i ndërmjetësit disa muaj më parë sepse disa vende po e shfrytëzonin procesin për arsye politike, por shtoi: “Ka pasur shumë inkurajim për të siguruar një marrëveshje përpara se presidenti të vinte në detyrë, kështu që ne jemi duke u përpjekur për t’i kthyer gjërat në rrugën e duhur.”

Al Thani la të kuptohej se kishte marrë garanci nga këshilltarët e presidentit të zgjedhur amerikan për vendosmërinë e tyre për të arritur një zgjidhje të negociuar.

“Ne kemi ndjerë pas zgjedhjeve se momenti po kthehet”, u shpreh ai.

Duke krahasuar qasjen e Trump me atë të Joe Biden, ai tha: “Do të ketë disa dallime, por ne nuk pamë ndonjë mosmarrëveshje për qëllimin e përfundimit të luftës. Kjo ishte shumë e rëndësishme për ne që ta kuptonim.”/abcnews