Nëntë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

Nëntë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

Bota December 07, 2024 - 00:51

Të paktën nëntë njerëz janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse në rajonet juglindore të Ukrainës të premten, thanë zyrtarët rajonalë.

Në rajonin e Zaporizhjas u vranë të paktën shtatë njerëz, tha guvernatori i rajonit Ivan Fedorov. Ai theksoi se sulmi shkaktoi zjarr në një garazh për ndreqjen e automjeteve.

Katër të tjerë u plagosën, përfshirë dy fëmijë, shtoi ai.

Disa vendbanime u përballën me mungesë të energjisë elektrike pas sulmeve, sipas tij. Ndërkohë, një sulm tjetër raketor shkaktoi dëme në një ndërtesë administrative në Krivi Rih, një rajon në juglindje të vendit, duke i vrarë dy njerëz, tha guvernatori Serhii Lysak.

Ekipet e emergjente janë duke i vazhduar kërkimet në vendin e ngjarjes, pasi një person është zhdukur, theksoi ai. Të paktën 16 të tjerë, përfshirë një fëmijë, u plagosën, tha shërbimi emergjent, duke shtuar se gjatë sulmit u dëmtuan shtëpi banimi gjithashtu. /abcnews