Macron: Do ta përmbush mandatin tim deri në fund

Macron: Do ta përmbush mandatin tim deri në fund

Bota December 05, 2024 - 21:12

Presidenti francez, Emannuel Macron siguroi sonte në një fjalim para kombit se do ta përmbushte deri në fund mandatin e tij.

”Do ta përmbush deri në fund mandatin tim”, deklaroi Macron duke pranuar edhe përgjegjësinë e tij për gjendjen e krijuar.

Presidenti pranoi se vendimi i tij për të shpërndarë Asamblenë Kombëtare në qershor, i cili e zhyti Francën në një krizë politike, nuk u kuptua duke marrë përgjegjësinë e tij, në një fjalim drejtuar francezëve, një ditë pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Michel Barnier.

”Për këtë vendim, shumë më kanë fajësuar mua dhe unë e di, shumë vazhdojnë të më fajësojnë mua. Është një fakt dhe është përgjegjësia ime”, tha presidenti në një fjalim televiziv, ndërsa akuzoi opozitën e ekstremit të majtë dhe të djathtë ekstreme se ”janë bashkuar në një front antirepublikan”.

”Ekstremi i djathtë dhe ekstremi i majtë është bashkuar në një front antirepublikan”, deklaroi ai.

Presidenti francez tha gjithashtu se do të emëronte ”në ditët në vijim një kryeministër për një qeveri të interesit të përgjithshëm”.