Michel Barnier dorëhiqet nga posti i kryeministrit të Francës
Bota
December 05, 2024 - 16:15
Michel Barnier ka paraqitur dorëheqjen e tij si kryeministër i Francës.
Politikani humbi një votë mosbesimi ndaj qeverisë së tij dje, shkruan Sky News.
Ai u drejtua Pallatit Elysee mëngjesin e sotëm, duke u larguar pas një ore bisedimesh me presidentin, Emmanuel Macron.
Ndërsa tani Barnier dhe qeveria e tij do të qëndrojnë në detyrën e kujdestarit derisa të emërohet një kryeministër i ri.
Ndryshe, qeveria e Barnier u prish pasi deputetët votuan me shumicë dërrmuese në mbështetje të mocionit kundër tij, vetëm tre muaj pasi ai u emërua nga Macron. /abcnews