Zvicër: Pensioni i 13-të duhet të paguhet për herë të parë në vitin 2026

Zvicër: Pensioni i 13-të duhet të paguhet për herë të parë në vitin 2026

Bota December 05, 2024 - 15:57

Dhoma e Kantoneve, e Parlamentit të Zvicrës, është dakord me propozimet e Këshillit Federal për të futur pensionin e 13-të AHV. Kjo është planifikuar të fillojë të paguhet për herë të parë në dhjetor të vitit 2026.

Me 42 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma ka ndjekur të mërkurën komisionin e saj paraprak këshillues. Më pas do të vendoset në vitin 2025 se si do të financohet pensioni i 13-të AHV.

Komisioni përgjegjës është deklaruar se për një gjë të tillë nevojiten më shumë informacione.

Elektorati ka votuar pensionin e 13-të të AHV-së në votimin e bërë në mars të këtij viti. Këshilli Federal kërkon të rrisë TVSH-në me 0,7 pikë përqindje dhe të ulë kontributin federal në AHV për të siguruar paratë e nevojshme për të paguar pesnionin e trembëdhjetë./albinfo.ch