Përplaset autobusi në jug të Francës, dy të vdekur dhe mbi 30 të plagosur

Përplaset autobusi në jug të Francës, dy të vdekur dhe mbi 30 të plagosur

Bota December 02, 2024 - 19:46

Një aksident i rëndë ka ndodhur në jug të Francës ku mbetën dy vikima dhe u plagosën më shumë se 30 të tjerë.

Një total prej 47 personash, përfshirë shoferin, ishin në autobus kur ndodhi përplasja të dielën në orën 17:00 pranë stacionit të skive të Porte-Puymorens, sipas administratës rajonale.

Mjeti u përplas me një shkëmb në rrugën e kthesave N320 në rajonin e Pirinejve, i cili kufizohet me Spanjën dhe Andorrën.

Autoritetet lokale thanë se 10 persona ishin plagosur rëndë, ndërsa 32 të tjerë kishin lëndime por jashtë rrezikut për jetën.

Operacioni i shpëtimit përfshiu më shumë se 170 persona, përfshirë nga Katalonia në Spanjë dhe Andorra. Në gadishmëri u ndodhën 133 zjarrfikës dhe 40 ushtarë. /abcnews