Massad Boulos, këshilltar special për Lindjen e Mesme, Trumpi i jep postin e rëndësishëm mikut të familjes
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka zgjedhur miliarderin Massad Boulos për të shërbyer si këshilltar i tij i lartë për çështjet arabe dhe të Lindjes së Mesme – hera e dytë në pak ditë që ai ka zgjedhur një miku të familjes për një post kyç.
Megjithëse Trumpi nuk e përmendi në njoftimin e tij të dielën, Boulous është vjehrri i vajzës së tij Tiffany dhe ishte shumë i përfshirë në fushatën për Trump në komunitetet myslimane amerikane në shtetet e fushëbetejës.
Të shtunën, Trumpi emëroi Charles Kushner si ambasador i ardhshëm i SHBA në Francë. Kushner është babai i Jared Kushner, i cili është i martuar me vajzën e Trump, Ivanka, dhe u fal nga Trump në vitin 2020 pas një dënimi në vitin 2005 për akuza federale.
Trumpi e përshkroi Boulos si “një lider shumë të respektuar në botën e biznesit, me përvojë të gjerë në skenën ndërkombëtare”.
“Ai është një mbështetës prej kohësh i vlerave republikane dhe konservatore, një pasuri për fushatën time dhe instrument në ndërtimin e aleancave të reja me Komunitetin Arabo-Amerikan”, u shpreh Trumpi./abcnews