Tetë ditë paraburgim për tre nga të arrestuarit për djegien e flamurit të Maqedonisë së Veriut
Bota
November 29, 2024 - 22:50
Tre nga tetë personat e ndaluar të cilët dogjën flamurin maqedonas do të mbahen për tetë ditë në paraburgim.
Gjyqtari i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin e prokurorisë dhe për tre nga personat që kanë djegur flamurin e Maqedonisë së Veriut ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh. Vendimi arsyetohet me “rrezikun e arratisjes dhe përsëritjes së krimit”.
Të arrestuarit dyshohen për veprën penale të nenit 319 paragrafi 1 i Kodit Penal, lidhur me ngjarjet e djeshme ku janë prishur simbolet kombëtare dhe flamuri shtetëror. Pasditen e sotme ata janë shoqëruar nga policia në Gjykatën Penale. Për këtë vepër parashikohet dënim me burg nga një deri në pesë vjet./Alsatm