Emiratet e Bashkuara Arabe arrestojnë tre të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelit
Tre persona janë arrestuar në Emiratet e Bashkuara Arabe në lidhje me vrasjen e dyshuar të një shtetasi izraelit, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit.
Në deklaratë nuk dhanë detaje rreth të dyshuarve dhe nuk u sqarua nëse ata ishin akuzuar, por u tha se do të përdoren të gjitha fuqitë ligjore për “të reaguar në mënyrë vendimtare dhe pa mëshirë ndaj çdo veprimi ose përpjekjeje që kërcënon stabilitetin shoqëror”.
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu e dënoi vrasjen e rabinit, Zvi Kogan, 28 vjeç, si një “akt terrorist antisemitas mizor” dhe tha se Izraeli do të bëjë gjithçka që mund për të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës.
Kogan ishte banor i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe gjithashtu shtetas i Moldavisë, sipas autoriteteve lokale, shkruan Reuters.
Ai punonte me lëvizjen Ortodokse Hebreje Chabad me bazë në New York \dhe u raportua i zhdukur të enjten. Trupi i tij u gjet të dielën.