Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin për Netanyahun

Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin për Netanyahun

Bota November 23, 2024 - 23:16

Vendimi i gjykatës penale ndërkombëtare për të lëshuar urdhërarreste për liderët izraelitë për luftën në Gaza është mirëpritur nga palestinezët si një moment historik në luftën e tyre dhjetëvjeçare për të sfiduar pushtimin izraelit përmes institucioneve ndërkombëtare.

Njoftimi nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për urdhërarrestin ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka shkaktuar tronditje në sistemin juridik ndërkombëtar, shkruan  The Guardian.

Si hera e parë që zyrtarët e një shteti demokratik janë akuzuar për krime lufte, ai shihet gjerësisht si veprimi më domethënës i ndërmarrë nga gjykata që kur u krijua në fund të shekullit.

“Nuk kishim iluzione se sa e vështirë do të ishte kjo rrugë. Çdo hap që çonte në këtë moment ishte i vështirë, por Palestina qëndroi në rrugën e duhur”, tha Ammar Hijazi, i cili drejton delegacionin e Autoritetit Palestinez në Hagë.

Diana Buttu, një avokate e të drejtave të njeriut dhe ish-negociatore palestineze për paqen, tha: “Ditët në vazhdim për Palestinën nuk janë të mira. Në të njëjtën kohë, Izraeli do të luftojë për të hequr njollën e këtyre urdhërarresteve. Kur vende si Kanada dhe Holanda thonë se do të zbatojnë vendimin e gjykatës, kjo vë në pikëpyetje shitjet e armëve dhe nivelin e mbështetjes politike për Izraelin”.

Kryeprokurori i ICC-së, Karim Khan, njoftoi në maj se zyra e tij do të kërkonte urdhërarreste për dy izraelitët, si dhe liderët e Hamasit Ismail Haniyeh, Yahya Sinwar dhe Mohammed Deif, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /abcnews