Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shteti i tij po punon në zhvillimin e llojeve të reja të sistemeve të mbrojtjes ajrore për t’u përballur me “rreziqet e reja”, pasi Rusia përdori një ditë më herët një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi.
Zelensky, në video-adresimin e tij më 22 nëntor, tha se testimi i një arme të re me qëllim që ta terrorizojë një shtet tjetër, përbën “krim ndërkombëtar”. Ai kërkoi nga faktori ndërkombëtar të përgjigjet në mënyrë që ta frenojë Rusinë nga zgjerimi i luftës, që ka nisur më 2022.
“Në emrin tim, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës veçse po mban takime me partnerët tanë sa u përket sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore që janë të afta të mbrojnë jetë njerëzish nga rreziqet e reja”, tha Zelensky.
“Kur dikush nis të përdor shtete të tjera jo vetëm për terror, por edhe për
Po të premten, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se shteti i tij do të vazhdojë të testojë raketën e re edhe në “kushte luftuese”.
Rusia e ka përdorur të ashtuquajturën raketë hipersonike, Oreshnik, kundër Ukrainës më 21 nëntor, kur sulmoi qytetin Dnipro.
Zelensky ndërkaq u bëri thirrje ukrainasve të jenë vigjilentë, teksa Rusia po vazhdon sulmet. /REL
testim të raketave të tyre të reja përmes akteve të terrorit, atëherë kjo qartazi është krim ndërkombëtar”, shtoi ai.