Reshjet e dendura të borës pushtojnë Britaninë, mbyllen rreth 200 shkolla
Reshje të dendura dëbore kanë pushtuar disa pjesë të Britanisë së Madhe, para ardhjes së stuhisë Bert, e cila pritet të ndodhë në fundjavë dhe rreth 200 shkolla janë mbyllur.
Meteorologët kanë lëshuar një paralajmërim të verdhë moti për një pjesë të madhe të Skocisë veriore dhe perëndimore, si dhe për pjesë të Anglisë jugperëndimore, raporton BBC.
Më shumë se 60 shkolla në zonë u mbyllën për shkak të stuhisë, si dhe 30 në Uells, ndërsa rreth 100 shkolla në Devon dhe Cornwall anuluan mësimet tërësisht ose pjesërisht.
Stuhia Bert pritet të sjellë më shumë reshje të dendura bore, shi dhe erëra të forta deri në 112 kilometra në orë në disa zona të shtunën.
Shërbimi i automobilave ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve se nëse dalin në rrugë duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në komunikacion,
Për shkak të borës janë anuluar disa nisje të trenave në zonat e prekura nga stuhia. Temperaturat në disa pjesë të Skocisë kanë rënë deri në 10 gradë nën zero dhe pritet të ulen në mënyrë drastike sonte, paralajmëruan meteorologët. /abcnews