Lëshohet urdhër arresti për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu

Lëshohet urdhër arresti për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu

Bota November 21, 2024 - 13:41

Gjykata Ndërkombëtare Penale e Drejtësisë ka lëshuar urdhër arresti për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Netanyahu akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Gazë. Për të njëjtën akuzë u lëshua urdhër arresti edhe për ish ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Kjo gjykatë lëshoi urdhër arrest edhe për zyrtarin e Hamas, Mohammed Diab Ibrahim Al- Masari, për rolin e tij në sulmin terrorist të 7 tetorit.

Me më shumë se 43.000 palestinezë të vrarë në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore, kërcënimi nga uria, veçmas në veri të enklavës, dhe pa sinjale për përfundimin e luftës, të 10 anëtarët e Këshillit vendosën që fillimisht të përqendroheshin në një armëpushim.

Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – dhe rrëmbeu 250 persona të tjerë. Afër 100 pengje janë ende në Gazë dhe një e treta e tyre besohet se kanë vdekur. /abcnews