Starmer: Nuk kam ndërmend të flas me Putinin, forcojmë mbështetjen tonë për Ukrainën
Bota
November 18, 2024 - 00:05
Kryeministri britanik, Keir Starmer tha të dielën se ai nuk ka ndërmend të flasë me Vladimir Putin.
Kjo deklaratë vjen dy ditë pas deklaratës së kancelarit gjerman Olaf Scholz me presidentin rus, e cila shkaktoi reagime të forta në Perëndim.
“I takon kancelarit Scholz të vendosë se me kë do të flasë. Unë, nuk kam ndërmend të flas me Putinin”, tha Starmer, duke folur me gazetarët gjatë rrugës për në samitin e G20 që fillon të hënën në Brazil.
“Ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të forcuar mbështetjen tonë për Ukrainën”, shtoi kryeministri britanik. Kjo çështje është “në krye” të agjendës së tij për G20, ku marrin pjesë liderët më të mëdhenj të botës, por jo Putin./abcnews