SHBA, dy senatorë kërkojnë hetim për kontaktet e Elon Musk me Rusinë

SHBA, dy senatorë kërkojnë hetim për kontaktet e Elon Musk me Rusinë

Bota November 17, 2024 - 23:33

Dy senatorë demokratë kanë bërë thirrje për një hetim në lidhje me kontaktet e raportuara të Elon Musk me presidentin rus Vladimir Putin.

Ligjvënësit i kanë kërkuar Pentagonit dhe Departamentit të Drejtësisë që të përcaktojnë nëse marrëdhëniet e supozuara të Musk me një kundërshtar të SHBA-së e vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

Wall Street Journal raportoi muajin e kaluar se personi më i pasur në botë ka pasur “biseda të shumëfishta, të nivelit të lartë” me Putinin që nga viti 2022, gjë që Kremlini e ka mohuar.

Musk, i cili mbështeti Trump për zgjedhjet e vitit 2024 me miliona dollarë, u zgjodh nga presidenti i zgjedhur në fillim të kësaj jave për të udhëhequr një departamentin e ri të Efikasitetit të Qeverisë./abcnews