Rubio që u nominua për Sekretar jep sinjale që Grenelli do të ketë pozitë në Administratën Trump
Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka vendosur që të nominojë për pozitën e Sekretarit të Shtetit, senatorin Marco Rubio. Ky vendim i Trump ka nxjerrë nga loja për këtë pozitë të lartë në Administratë, Richard Grenellin, një nga emrat më të përfolur për të zënë pozitën e shefit të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Pas nominimit zyrtar të Rubio për Sekretar të Shtetit, ish-emisari amerikan Richard Grenell ka reaguar në profilin e tij zyrtar në “X” duke uruar Rubion për nominimin dhe duke thënë se Rubio “do të jetë tepër i mirë për SHBA-në”
Ndaj këtyre fjalëve të Grenell s’ka qëndruar pa reaguar Rubio, i cili ka falendëruar për urimin. Përveç kësaj, Rubio në reagimin e tij ka lënë të kuptohet se Richard Grenell do të marrë ndonjë pozitë në Administratën e re Trump dhe që do të ketë rol jetik në mbrojtjen e Amerikës dhe amerikanëve.
“Fjalë të këndshme nga një amerikan i madh I cili do të jetë pjesë vitale e mbrojtjes së Amerikës dhe Amerikanëve në vitet që po vijnë”, ka shkruar Rubio.
Thank you! Kind words from a great American who will be a vital part of protecting America and Americans in the years to come! https://t.co/BdrgjXs9MT
— Marco Rubio (@marcorubio) November 13, 2024