Trumpi fiton edhe në Arizona, i merr 7 shtetet kyçe
Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në Arizona, sipas Associated Press, duke shënuar kështu fitore në shtatë shtetet vendimtare, në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.
Trumpi, që kishte siguruar 270 votat e nevojshme për të fituar Shtëpinë e Bardhë deri të mërkurën e hershme, tashmë ka një total prej 312 votash, përballë 226 kanidatës së demokratëve Kamala Harris.
Ky fitim i ktheu Arizonën te Republikanët pas fitores së Joe Biden në 2020 dhe ishte fitorja e tij e dytë në këtë shtet që nga 2016.
Trumpi fitoi gjithashtu shtetet kyçe si Michigan, Pensilvani, Gjeorgji, Karolina e Veriut, Uisconsin dhe Nevada.
Në 2020, Bideni mundi Trumpin duke fituar shumicën e këtyre shteteve, përfshirë Karolina e Veriut ku Trumpi humbi ngushtë.
Sipas Associated Press, Trumpi ka fituar 74.6 milionë vota kombëtare, ose 50.5%, kundrejt 70.9 milionë votave të Harrisit, ose 48%.
Në garën për Senatin e ShBA-së në Arizona, Kari Lake, që nuk e pranoi kurrë fitoren e Bidenit në 2020, po humb përballë demokratit Ruben Gallego me 48.5% kundrejt 49.5%, me një diferencë prej rreth 33,000 votash.
Protesta anti-Trump shpërthyen në të gjithë SHBA-në, duke përfshirë qytetet kryesore si Nju Jork dhe Seattle, ku mijëra njerëz demonstruan kundër rizgjedhjes së tij.
Bideni dhe Trumpi pritet të takohen të mërkurën në Zyrën Ovale, ku Bideni e ka ftuar Trumpin për të diskutuar kalimin e pushtetit.
Ndërkohë, një nga këshilltarët e Trumpi ka sugjeruar se administrata e ardhshme do të ketë si prioritet arritjen e paqes në Ukrainë, më shumë sesa ndihma për të rikuperuar territoret e pushtuara nga Rusia, shkruan The Guardian.