NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut në Rusi
NATO e ka siguruar Ukrainën për ndihmë të mëtejshme pas transferimit të trupave të Koresë së Veriut në Rusi.
Një deklaratë e lëshuar nga këshilli i 32 vendeve të NATO-s tha se aleatët “mbeten po aq të vendosur sa kurrë në mbështetjen e Ukrainës për aq kohë sa duhet që Ukraina të mbizotërojë”.
Bëhet e ditur se qëllimi është t’i mundësohet Ukrainës të ndërtojë forca të armatosura që janë të afta të luftojnë me sukses agresionin rus, shkruan yahoonews.
Tani, NATO po reagon edhe ndaj zbulimeve të inteligjencës perëndimore se Koreja e Veriut po siguron mijëra ushtarë në mbështetje të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Siç raportohet, ajo tashmë ka furnizuar ushtrinë ukrainase me sasi të mëdha municionesh dhe raketash balistike.
Ndryshe, Kievi thotë se tashmë ka pasur viktima në përleshjet midis ushtarëve ukrainas dhe koreanoveriorëve në zonën kufitare ruse.
“Po, tashmë ka pasur humbje. Ky është një fakt”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy. /telegrafi.