Biden po fajësohet për humbjen e Harrisit

Biden po fajësohet për humbjen e Harrisit

Bota November 09, 2024 - 09:25

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, tha se nëse presidenti Joe Biden do të kishte vendosur më herët që të mos kandidojë për një mandat tjetër, Partia Demokratike do të kishte pasur mundësi të zhvillonte një proces konkurrues për të zgjedhur pasardhësin e tij.

Në një intervistë për New York Times, Pelosi deklaroi se “nëse presidenti do të tërhiqej më herët, do të kishte pasur kandidatë të tjerë në garë. Një primare e hapur mund të ishte një mundësi reale për partinë”.

Pelosi gjithashtu besonte se Kamala Harris do të kishte shfaqur një performancë më të mirë në një garë të tillë dhe do të kishte dalë më e fuqishme.

“Por, nuk mund ta dimë me siguri këtë, pasi një situatë e tillë nuk ndodhi”, tha ajo.

Demokratja vuri në dukje se mbështetja e hershme e Bidenit për Harrisin e bëri të vështirë zhvillimin e një procesi konkurrues në atë kohë.

“Nuk mendoj se duhet të përqendrohemi tek dobësitë, por tek pikat e forta të Kamala Harrisot. Ajo i ka dhënë njerëzve shpresë dhe ka krijuar një emocion të madh”, përfundoi Pelosi.

Ndryshe, Harris pësoi humbje në zgjedhjet presidenciale amerikane kundër republikanit, Donald Trump. /telegrafi