Prokurori i Posaçëm, Smith në bisedime për “t’i dhënë fund” ndjekjes penale ndaj Trumpit
Prokurori i Posaçëm Jack Smith është në bisedime të vazhdueshme me udhëheqësinë e Departamentit amerikan të Drejtësisë për të gjetur mënyrën se si t’i japë fund ndjekjes penale ndaj Donald Trumpit, sipas një zyrtari të këtij Departamenti, raporton CNN.
Diskutimet pritet të zgjasin disa ditë.
Zyrtarët e Departamentit amerikan të Drejtësisë janë duke i shqyrtuar opsionet për mënyrën se si t’i përfundojnë dy rastet penale ndaj Trumpit – atë për përpjekjet e tij për ta zhbërë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 dhe keqmenaxhimin e dokumenteve të klasifikuara – duke respektuar një memorandum të Zyrës së Këshillit Ligjor të departamentit në lidhje me aktakuzat apo ndjekjet penale ndaj tij.
Trump ka thënë shpesh se synon ta shkarkojë Smithin dhe t’u japë fund rasteve federale kundër tij. /Rel