Çfarë thonë exit poll-et e para?
Foto: AP

Çfarë thonë exit poll-et e para?

Bota November 05, 2024 - 23:50

Exit poll-et në SHBA nuk parashikojnë drejtpërdrejt rezultatin e zgjedhjeve, por krijojnë një pasqyrë të opinioneve dhe motivimeve të votuesve.

CBS raporton se gjendja e demokracisë dhe ekonomia kanë qenë çështjet kryesore për të gjithë votuesit.

Nga ata që votuan për Harrisin:

  • Gati gjashtë në 10 persona e renditën gjendjen e demokracisë si çështjen e tyre numër një;
  • Rreth një në pesë persona e renditi abortin si numër një;
  • Pak më shumë se një në 10 zgjodhi ekonominë.

Nga ata që votuan për Trumpin:

  • Gjysma thanë se ekonomia ishte çështja e tyre numër një;
  • Një në pesë tha se migracioni ishte çështja kryesore;
  • Pak më shumë se një në 10 persona tha se rendit gjendjen e demokracisë si çështjen numër një. /Rel