Bideni u thotë votuesve të “bëjnë histori” ndërsa po kalon një ditë të qetë në Shtëpinë e Bardhë
Joe Biden u ka bërë thirrje votuesve që të “bëjnë histori” duke zgjedhur Kamala Harris si pasuese të tij, ndërsa përgatitej për një ditë të qetë zgjedhjesh në Shtëpinë e Bardhë.
“Shkoni votoni. Le ta bëjmë historinë duke zgjedhur Kamala Harris”, tha ai në një postim në X.
Presidenti amerikan u tërhoq nga gara dhe mbështeti Harris në korrik, teksa thirrjet për tërheqjen e tij u intensifikuan pas një debati katastrofik kundër Donald Trump.
Biden u kthye në Shtëpinë e Bardhë dje pasi kaloi pjesën më të madhe të fundjavës në Delaware, me një ndalesë të fundit në Pensilvani.
Ai po e kalon ditën – si të fundit si presidenti – në rezidencën në Washington duke pritur të sheh a do t’ia dorëzojë pushtetin zëvendëspresidentit apo do t’i rikthehet posti Donald Trumpit.
Zonja e Parë, Jill Biden filloi ditën në Wilmington, Delaware, ku do të votojë para se të rikthehet dhe t’i bashkohet bashkëshortit.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se presidenti dhe Zonja e Parë, do të ndjekin rezultat e zgjedhjeve nga Shtëpia e Bardhë.
Go vote.
— Joe Biden (@JoeBiden) November 5, 2024
Let’s make history by electing @KamalaHarris. https://t.co/Hy8C4mIL2M