Rusia u jep shtetësi 3.344 të huajve në bazë të dekretit për të shërbyer në Ukrainë
Rusia ua ka dhënë shtetësinë 3.344 të huajve prej fillimit të këtij viti, në bazë të një dekreti të nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin, i cili lejon lëshimin e pasaportave për pjesëmarrësit në pushtimin e Ukrainës dhe për anëtarët e familjeve të tyre.
Irina Volk, përfaqësuese zyrtare e Ministrisë së Brendshme të Rusisë, i bëri të ditura këto shifra më 4 nëntor.
Nuk është e qartë nëse këto shifra përfshijnë vetëm pasaportat e lëshuara për personelin ushtarak, apo edhe për familjarët e tyre.
Dekreti lejon shtetësinë për personelin ushtarak që nënshkruajnë kontratë njëvjeçare me Ushtrinë Ruse, apo me formacionet ushtarake proruse që luftojnë në Ukrainë.
Njëkohësisht, Rusia ka zbatuar ligje që mundësojnë heqjen e shtetësisë qytetarëve të neutralizuar që nuk pranojnë të regjistrohen për shërbim në ushtri.
Volk ka thënë më herët se 1.117 rusë të neutralizuar e kanë humbur shtetësinë në tetë muajt e parë të vitit 2024.
Muajin e kaluar, Ministria e Brendshme filloi zbatimin me forcë të ligjit, duke e rritur numrin e heqjes së shtetësisë. /REL