SHBA: Stuhi e fortë dhe tornado në Oklahoma, plagosen 11 persona dhe mijëra mbeten pa energji elektrike
Bota
November 03, 2024 - 21:11
Stuhi të forta dhe tornado e goditën Oklahomën të dielën, duke lënë dhjetëra mijëra shtëpi dhe biznese pa energji elektrike. 11 persona kërkuan shtrimin në spital, thanë autoritetet amerikane.
Pjesa më e madhe e dëmeve ndodhi në dhe rreth kryeqytetit të shtetit, Oklahoma City. Shirat e dendur shkaktuan përmbytje në disa zona dhe u raportua një zjarr në shtëpi i shkaktuar nga rrufeja.
Sakaq, sinoptikanët paralajmëruan banorët e shtetit që të përgatiten për më shumë shira të dendur dhe mot të mundshëm të ashpër deri të hënën./abcnews