Elon Musk vazhdon të dhurojë 1 milion dollarë për votuesit pro-Trump

Elon Musk vazhdon të dhurojë 1 milion dollarë për votuesit pro-Trump

Bota November 01, 2024 - 19:37

Një gjyqtar në Pensilvani refuzoi të bllokojë menjëherë dhënien e 1 milion dollarëve nga Elon Musk për votuesit, përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane.

Gjatë një seance dëgjimore në Pensilvani, gjyqtari Angelo Foglietta deklaroi se do të pezullonte padinë ndërkohë që një gjykatë federale shqyrton mundësinë e shqyrtimit të rastit.

Vendimi për të zhvendosur çështjen i jep miliarderit mundësinë të vazhdojë dhënien e dhuratave, pasi çështja me shumë gjasa nuk do të zgjidhet para zgjedhjeve të së martës. Sipërmarrësi miliarder, i cili po shpenzon shuma të mëdha për të mbështetur Donald Trumpin, ishte urdhëruar të merrte pjesë në seancë, por nuk u paraqit, shkruan sky news.

Prokurori i Filadelfias, Larry Krasner, kërkon të ndalojë dhënien e këtyre parave më pak se një javë para zgjedhjeve të ngushta presidenciale mes Trumpit dhe kandidates demokrate, Kamala Harris.

Krasner, i cili ka promovuar çështje progresive gjatë kandidimit për prokuror, akuzon CEO-n e Tesla-s, Musk, dhe komitetin e veprimit politik, America PAC, për organizimin e një “skemë lotarie të paligjshme për të ndikuar tek votuesit”. /abcnews