OKB: Popullsia në Rripin Verior të Gazës është e rrezikuar nga lufta

OKB: Popullsia në Rripin Verior të Gazës është e rrezikuar nga lufta

Bota October 28, 2024 - 12:10

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare ka reaguar për situatën në Lindjen e Mesme.

“Qindra palestinezë dyshohet se janë vrarë. Dhjetëra mijëra u detyruan përsëri të iknin. Spitalet u goditën dhe punonjësit e shëndetësisë u arrestuan. Strehimoret u boshatisën dhe u dogjën. Shërbimet e urgjencës u penguan për të shpëtuar njerëzit nga nën rrënoja. Familjet janë të ndara”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Emergjencave, Joy Msuya.

Ajo shtoi se forcat izraelite nuk duhet të lejohen të vazhdojnë të veprojnë në Gazën e rrethuar. /abcnews