Protestuesit ndërpresin fjalimin e Netayanhut
Foto: AFP

Protestuesit ndërpresin fjalimin e Netayanhut

Bota October 27, 2024 - 15:22

Protestuesit kanë ndërprerë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një ceremonie të mbajtur më 27 tetor për të kujtuar viktimat e sulmit të vitit të kaluar të kryer nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit.

Protestuesit brohoritën “turp të qoftë” dhe bënë zhurmë, duke e detyruar Netanyahun që ta ndërpresë adresimin, pak pasi nisi të fliste.

Kjo ngjarje, në kujtim të viktimave të sulmit të 7 tetorit 2023, është transmetuar drejtpërdrejt në mbarë Izrealin.

Shumë izraelitë e fajësojnë Netanyahun për dështime që ia mundësuan Hamasit të kryejë sulmin në jug të Izraelit tetorin e vitit të kaluar. Ata e mbajnë përgjegjës kryeministrin izraelit edhe për dështimin për të liruar pengjet e mbetura, që mbahen në Gazë nga Hamasi.

Si pasojë e ofensivës ajrore, tokësore dhe detare e Izraelit, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin dhe do të kthejë pengjet.

Gjatë sulmit të paprecedent, Hamasi vrau afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Edhe afër 100 pengje gjenden në Gazë, shumica e të cilëve besohet se kanë vdekur. /REL