Sulmi në Ankara, tre të vrarë dhe 14 të plagosur

Sulmi në Ankara, tre të vrarë dhe 14 të plagosur

Bota October 23, 2024 - 17:33

Tre njerëz janë vrarë dhe 14 të tjerë janë plagosur të mërkurën, si pasojë e një sulmi në ndërtesën e kompanisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë, TUSAS, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

Yerlikaya nuk dha më shumë hollësi rreth sulmit në TUSAS, e cila është kompani në pronësi të shtetit turk, në periferi të kryeqytetit Ankara.

Nuk është e qartë se kush qëndron pas këtij sulmi.

Televizioni privat NTV raportoi se grup sulmuesish mbërritën në hyrje të ndërtesës së kompanisë me një taksi dhe se sulmuan personelin e sigurisë. Një nga sulmuesit e shpërtheu një bombë, ndërsa të tjerët ia dolën të futen brenda ndërtesës.

NTV-ja raportoi se të shtënat me armë brenda ndërtesës vazhduan dhe se disa punonjës mund të jenë marrë peng. /REL