Pamjet zemërthyese të vajzës së vogël, që mban motrën e saj të plagosur nëpër rrugët e shkatërruara të Gazës

Pamjet zemërthyese të vajzës së vogël, që mban motrën e saj të plagosur nëpër rrugët e shkatërruara të Gazës

Bota October 22, 2024 - 08:14

Mijëra fëmijë palestinezë kanë humbur familjet e tyre mes sulmit të vazhdueshëm të Izraelit në Gazë, i cili ka zgjatur për më shumë se një vit.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video që tregon gjithë tmerrin në zonën e luftës të Gazës.

Në video shihet një vajzë e vogël palestineze e lodhur që mban mbi supe motrën e saj të vogël të plagosur. Ajo bën rrugën e saj nëpër rrugët e rrënuara për të shkuar te mjeku.

E pyetur nga kameramani se ku po shkon, vajza thotë se po e çon motrën te mjekët dhe se është përplasur nga një makinë.

“Jam e lodhur, e kam mbajtur prej një ore dhe ajo nuk mund të ecë”, tha vogëlushja.

Fotoreporteri Alaa Hamouda ka kapur pjesë nga udhëtimi i mundimshëm i vajzave, i ka publikuar në profilin e tij në Instagram dhe i ka çuar me makinën e tij në kampin e refugjatëve Bureij, shkruan Aljazeera.com.