Kamala Harris grumbulloi 633 milionë dollarë për fushatën zgjedhore

Kamala Harris grumbulloi 633 milionë dollarë për fushatën zgjedhore

Bota October 21, 2024 - 18:33

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Kamala Harris dhe organizatat pranë saj mblodhën 633 milionë dollarë për fushatën e saj, raporton Associated Press.

Kështu, shuma totale e akorduar për fushatën parazgjedhore tejkaloi një miliardë dollarë dhe i jep asaj një avantazh të konsiderueshëm ndaj kandidatit republikan Donald Trump, vetëm dy javë para zgjedhjeve.

Komiteti Kombëtar Demokratik mblodhi 360 milionë dollarë vetëm në shtator, ndërsa fushata mblodhi 222 milionë dollarë në të njëjtin muaj. Ekipi i Kamala Harris shpenzoi rreth 270 milionë dollarë muajin e kaluar, më shumë se sa pritej, për të arritur tek votuesit përmes radios, televizionit, online, tabelave dhe mjeteve të tjera.

Fushata e Harris raportoi shuma të mëdha mujore që tejkalonin shumë ato të ngritura nga Trump dhe republikanët.

Demokratët mburreshin me shifrat nga tremujori i tretë i këtij viti, 95 përqind e donacioneve të dhëna për Harris ishin nën 200 dollarë. Rreth gjashtë milionë donatorë dhanë më shumë se 13 milionë dollarë, përfshirë 4.3 milionë njerëz që dhuruan për herë të parë këtë cikël zgjedhor.

Ajo mblodhi 28 milionë dollarë në një ngjarje të mbushur me yje në Los Anxhelos, duke përfshirë Jessica Alba, Lily Tomlin dhe Stevie Wonder.

Ajo gjithashtu mblodhi 27 milionë dollarë gjatë një ngjarjeje në San Francisko ku mori pjesë ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi./abcnews