Gruaja e Netanyahut reagon pas sulmit me dron në shtëpinë e tyre

Gruaja e Netanyahut reagon pas sulmit me dron në shtëpinë e tyre

Bota October 21, 2024 - 14:52

Sulmi me dron në shtëpinë e Benjamin Netanyahut ishte një sulm ndaj gjithë Izraelit, ka thënë Sara Netanyahu, gruaja e kryeministrit izraelit.

Sara Netanyahu i ka falënderuar të gjithë për mesazhet që i kanë dërguar pas këtij sulmi.

“Faleminderit nga thellësia e zemrës për të gjithë shqetësimin dhe mesazhet që ngrohin zemrën nga vendi dhe bota”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo i ka uruar të gjithë që të kenë siguri dhe ditë të qeta, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Uroj të gjithëve ditë të qeta dhe siguri për të gjithë ne!”, shkroi Sara.