Persona të armatosur vrasin dy figura të opozitës në Mozambik, rriten tensionet në vend

Persona të armatosur vrasin dy figura të opozitës në Mozambik, rriten tensionet në vend

Bota October 19, 2024 - 18:27

Persona të armatosur vranë një avokat të opozitës në Mozambik dhe një zyrtar partie pasi qëlluan disa herë në një makinë me të cilën po udhëtonin të shtunën, thanë grupet e të drejtave të njeriut.

Kjo ka rritur tensionet përpara protestave kundër një rezultati të diskutueshëm zgjedhor, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Partia e re opozitare Podemos dhe aspiranti i saj presidencial, Venancio Mondlane hedhin poshtë rezultatet e përkohshme që tregojnë një fitore të mundshme për Frelimo – partinë që ka qeverisur Mozambikun për gjysmë shekulli – dhe kandidatin e saj Daniel Chapo.