Rutte mban konferencë para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s
Foto: Laura Hasani

Rutte mban konferencë para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s

Bota October 16, 2024 - 10:04

Takimi i radhës i ministrave të mbrojtjes të NATO-s do të mbahet më 17 dhe 18 tetor.

Këtë vit për herë të parë takimin do ta mbajë Mark Rutte, sekretari i ri i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, pasi nuk ka shumë javë që e pranoi detyrën në krye të NATO-s.

Ish-kryeministri holandez sot, 16 tetor, para mediave do të ndajë agjendën për dy ditët e këtij takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.

Në këtë ngjarje do të trajtohen një gamë temash me ndikim në Ballkanin Perëndimor, por edhe në politikat kryesore të sigurisë që e preokupojnë botën, njofton Klankosova.tv.

Sot duke filluar nga 16:00, Mark Rutte, do të mbajë konferencë për media para takimit të ministrave, 17 dhe 18 tetor.

Në këtë takim të ministrave, Shqipëria do të prezantohet nga ministri i sapoemëruar i Mbrojtjes, Pirro Vengu.