Franca kundërshton kërkesën izraelite për tërheqjen e paqeruajtësve të OKB-së
Bota
October 14, 2024 - 16:31
Franca është vendi i fundit që refuzoi kërkesat e bëra nga kryeministri izraelit Netanyahu për të tërhequr forcën paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor.
“Mbrojtja e paqeruajtësve është një detyrim i të gjitha palëve,” tha Ministria e Jashtme në një deklaratë.
Më herët edhe Spanja refuzoi kërkesën e Netanyahut, i cili iu drejtua drejtpërdrejt Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Deklaratat vijnë pas një sërë sulmesh të ushtrisë izraelite ndaj paqeruajtësve të UNIFIL ditëve të fundit. /abcnews