Të paktën katër të vdekur nga sulmi vdekjeprurës izraelit, që ua vuri flakën tendave në mjediset e spitalit “Al-Aksa”
Të paktën katër persona janë vrarë (djegur për së gjalli) dhe 40 të tjerë janë plagosur nga sulmi vdekjeprurës i Izraelit në spitalin "Al-Aksa" të Gazës, i cili ua vuri flakën tendave.
Siç shkruan “The Washington Post”, përcjell Zeri.info, ushtria izraelite ka thënë se goditi atë që siç theksojnë ata, ishte një qendër komanduese e Hamasit të ngulitur brenda një kompleksi spitalor në rajonin Deir al-Balah të Gazës Qendrore herët të hënën.
Mirëpo, sipas videove dhe një dëshmitari, i cili i tha “The Washington Post”, se tendat strehonin familjet e zhvendosura në mjediset e Spitalit të Martirëve "Al-Aksa" morën zjarr ndërsa shpërthimet tronditën zonën.
Të paktën katër persona u vranë nga ky sulm dhe 40 u plagosën, duke përfshirë gra dhe fëmijë, tha Ministria e Shëndetësisë në Gazë.
Ndërkohë, katër ushtarë të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të dielën pasi një sulm me dron të Hezbollahut goditi një bazë në Izraelin verior, sipas zyrtarëve izraelitë. /Zëri