Zelensky: Ndihma gjermane ka shpëtuar mijëra jetë ukrainase
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky falënderoi sot kancelarin gjerman Olaf Scholz për mbështetjen e vendit të tij kundër Rusisë, ndërsa të dy udhëheqësit u takuan në Berlin.
“Gjermania e ka ndihmuar vendin tonë më shumë se të tjerët me sistemet e mbrojtjes ajrore”, tha Zelensky në takim.
“Ky është një fakt. Dhe ka shpëtuar mijëra jetë ukrainase duke u dhënë qyteteve dhe fshatrave tanë mbrojtje nga terrori rus”, shtoi ai.
Zelensky theksoi armën kundërajrore “Gepard” dhe sistemet e mbrojtjes raketore “IRIS-T” dhe “Patriot” si të paçmueshme.
“Ukraina po synon një paqe të drejtë”, tha presidenti, pasi Scholz ofroi 1,4 miliardë euro (1,5 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake për Kievin.
Zelensky do t’i ofrojë Scholz detajet e planit të tij të fitores.
Vizita e presidentit ukrainas vjen pas një turi të shpejtë në Evropë, pas anulimit të një samiti kyç ndërkombëtar në një bazë ajrore amerikane në Gjermani për shkak të vendimit të presidentit amerikan, Joe Biden për të qëndruar në SHBA për shkak të uraganit Milton. /abcnews