Kryebashkiaku meksikan vritet disa ditë pasi filloi punën
Kryetari i një qyteti meksikan të rrënuar nga dhuna e drogës, është vrarë më pak se një javë pasi mori detyrën.
Alejandro Arcos u gjet i vdekur të dielën në Chilpancingo, një qytet me rreth 280,000 banorë në shtetin jugperëndimor të Guerrero. Ai ishte kryetar bashkie prej gjashtë ditësh.
Evelyn Salgado, guvernatorja e shtetit, tha se qyteti ishte në zi për një vrasje që “i mbushi me indinjatë”.
Vdekja e tij erdhi tre ditë pasi sekretari i ri i qeverisë së qytetit, Francisco Tapia, u qëllua për vdekje.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të hetimit, apo të dyshuar. Megjithatë, Guerrero është një nga shtetet më të prekura nga dhuna e drogës, kurse kartelet e drogës kanë vrarë dhjetëra politikanë në të gjithë vendin.
Autoritetet konfirmuan vrasjen e Arcos pasi imazhet e paverifikuara të mediave sociale treguan se çfarë dukej të ishin eshtrat e tij. /Telegrafi