Edhe një peng i marr nga Hamasi është vrarë

Edhe një peng i marr nga Hamasi është vrarë

Bota October 07, 2024 - 09:12

Idan Shtivi, një nga pengjet e marra nga Hamasi nga festivali muzikor Supernova më 7 tetor të vitit të kaluar, u vra gjatë sulmeve, ka njoftuar Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura.

Grupi, i cili synon të kthejë të rrëmbyerit në Izrael, thotë se 28-vjeçari ishte “i njohur për vetëmohimin dhe gatishmërinë e tij për të sakrifikuar për ata përreth tij”, transmeton Klankosova.tv.

Grupi shton se kur filloi sulmi, Shtivi bëri një “zgjedhje vetëmohuese” për të ndihmuar dy të panjohur të arratiseshin nga vendi, por makina e tyre u sulmua përgjatë rrugës.

Trupi i Shtivit është “ende duke u mbajtur rob nga Hamasi”, thotë grupi.

Hamasi rrëmbeu 251 persona gjatë sulmeve të 7 tetorit, sipas shifrave të Izraelit.

Para se të shpallej vdekja e Shtivit, 117 nga të marrë peng ishin liruar, 37 u konfirmuan të vdekur dhe 97 mbetën të pagjetur, me 64 prej të cilëve supozohej se ishin gjallë.

Image