Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Bota
October 04, 2024 - 23:39
Gjatë stuhisë që përfshiu bregdetin në Mal të Zi, rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm, rrufeja ka goditur një pishë në shëtitoren Mbreti Nikolla në qytetin e Tivarit.
Gjithashtu, trafoja e energjisë elektrike ka marrë flakë, që u shua me ndërhyrjen e shpejtë të një prej pronarëve të lokalit aty pranë, transmeton telegrafi.
Punonjësit e parkut të qytetit po hiqnin drutë e thyera pranë objektit të hotelierisë në shëtitoren Mbreti Nikolla, i cili është dëmtuar nga një goditje rrufeje.
Pema pësoi shumë dëmtime, por nuk u shkul plotësisht, ndërsa një video amatore e shfaqur në rrjetin social tregon momentin kur rrufeja godet.