SHBA-ja godet objektivat e rebelëve Houthi në Jemen
Ushtria amerikane thotë në një deklaratë se ka kryer 15 sulme kundër objektivave të lidhura me luftëtarët Houthi në Jemen.
“Këto veprime u ndërmorën për të mbrojtur lirinë e lundrimit dhe për t’i bërë ujërat ndërkombëtare dhe më të sigurta për SHBA-në, koalicionin dhe anijet tregtare,” tha Komanda Qendrore e SHBA, përgjegjëse për forcat amerikane në Lindjen e Mesme.
Rebelët Houthi, që kontrollojnë pjesë të mëdha në Jemenin e përfshirë nga lufta që një dekadë, janë pjesë e “Boshtit të rezistencës” – rrjetit të bashkëpunëtorëve rajonalë që ka Irani kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Që nga nëntori i vitit të kaluar, rebelët jemenas kanë sulmuar anijet në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit. Ata kanë thënë se po kryejnë këto sulme për të treguar solidaritet me palestinezët gjatë luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./abcnews